leoni

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka theksuar se uzurpimi i shtetit prej Albin Kurtit u jetësua në Kuvend

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj,  ka deklaruar se miratimi në Kuvend  në lexim të dytë i Ligjit për Zyrtarët Publik vë një prej themeleve më të rëndësishme legjislative në shërbim të uzurpimit  të shumë prej institucioneve publike, pavarësia e së cilave është jetike për demokracinë dhe liritë e fituara në Kosovë. Nga sot aparati shtetëror i Republikës së Kosovës do jetë lehtë i cenueshëm ndaj tendencave tashmë të dëshmuara autoritare të Albin Kurtit dhe partisë vegël të tij. Molliqaj ka thënë se kapja e shtetit është e rrezikshme prej kujtdo që kapet. E këtë lloj kapje që është e hapur dhe e shkruar, e kemi paralajmëruar para shumë viteve si mënyrën e veprimit të Albin Kurtit. Atë sot, për fatin tonë të keq, e gjeni në frymën dhe përmbajtjen e këtij ligji”. Tendencat autoritare asnjëherë nuk vetëmjaftohen. Ato gjithnjë kërkojnë edhe më shumë hapësirë. Pra, Kurti nuk do ndalet me kaq. Ai do jetë në kërkim edhe për më shumë pushtet. Kurtit i duhet një opozitë e fortë dhe jo konstruktive. Jo për ndonjë arsye tjetër, por për faktin se vetëm fuqinë ai e kupton”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …