Për herë të dytë brenda tre ditësh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova ka paralajmëruar Greqinë të mos furnizojë forcat ukrainase me raketat S-300, pasi përndryshe do të kryejë sipas Moskës një veprim armiqësor. Po flasim për një shkelje të rëndë të dispozitave të marrëveshjes ndërqeveritare ruso-greke mbi bashkëpunimin teknik ushtarak të 30 tetorit 1995 dhe për furnizimin e produkteve ushtarake të 3 dhjetorit të vitit 2013. Marrëveshjet në mënyrë të qartë e ndalojnë Greqinë të rieksportojë pajisje ushtarake të marra nga ne, tek një palë e tretë, pa pëlqimin e Rusisë”, tha Maria Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse. Ajo edhe më parë kishte theksuar se Athina ka shprehur gatishmërinë për të dërguar raketat S-300 nga Kreta në Ukrainë, ndërsa qarqe kompetente të Ministrisë greke të Mbrojtjes deklarojnë se nuk ka asnjë plan për zëvendësimin e raketave S-300 me ato amerikane “Patriot”, në këmbim të dërgimit të tyre, në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …