Anëtari i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën, Slavisha Ristiq propozoi aplikimin e reciprocitetit për shqiptarët e Kosovës, duke ua ndaluar që të shfrytëzojnë rrugën nëpër Serbi për të arritur në Kosovë. Nëse, Albin Kurti tashmë disa herë i është referuar reciprocitetit kur ka marrë vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë të mos bëjë reciprocitet sipas të njëjtit sistem për lëvizjen e shqiptarëve në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia në territorin e Kosovës”, tha ai, raporton “N1”. Tani, në prag të Vitit të Ri, kur një numër i madh i shqiptarëve po vijnë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon ata? Unë nuk jam përkrahës i kufizimit të lirisë së lëvizjes, por qasjes ‘fashiste’ të Kurtit duhet t’i përgjigjet në mënyrën e duhur. Ristiq tha se kishte shkuar në seancën e Kuvendit përmes “rrugëve të dhive” nga Kosova dhe se i vjen keq që nuk ka pasur marrëveshje që të paktën të dërgohet një mesazh mbështetjeje nga Parlamenti i Serbisë për njerëzit në veri që po protestojnë sot, dhe t’i dërgojë një thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur popullin serb.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …