A po forcohet pjella politike e Rrahman Morinës: Themelues të LDK-së llogariten Mehmet Kraja dhe Jusuf Buxhovi, në bashkëpunim me Rrahman Morinën. Atëherë, Rrahman Morina para UDB-së së Serbisë dhe piramidës politike serbe mbronte qëndrimin se duhet të regjistrohet LDK-ja si parti politike sepse ka kërkesa më të moderuara politike, do ta kemi më lehtë ta kontrollojmë dhe, nëse nuk e regjistrojmë del një parti që ka kërkesa shumë më të fuqishme politike dhe të cilën do ta kemi të pamundur ta mbajmë nën kontroll. Nëse e lexoni programin politik të LDK-së të asaj kohe kërkesa ishte që Kosova të jetë republikë brenda federatës jugosllave apo, rikthim në një autonomi para se ajo të suprimohej dhunshëm nga Serbia. Realisht, thuaja të gjithë themeluesit e LDK-së ishin anëtarë të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë dhe Serbisë, disa edhe në pozita udhëheqëse sikur që kishin marrë pjesë edhe në diferencimet politike që bëheshin në Universitetin e Prishtinës si dhe në strukturat tjera. Pasi u hapën dosjet në Maqedoni të Veriut, Kroaci, Mal të Zi dhe pjesërisht në Bosnje dhe Hercegovinë doli se disa anëtarë të kryesisë së LDK-së në me krye Mehmet Krajën paralelisht bënin dy punë; njërën partiake kurse tjetrën informative, raportonin në qendrat e UDB-së. Kishin emra të koduar dhe adresa kontakti. Pastaj, bijtë dhe bijat e tyre pas përfundimit të luftës në Kosovë u sistemuan në poste diplomatike në Uashington, Jerusalem, Stamboll, Bruksel dhe qendra tjera. Mehmet Kraja ishte në Tiranë ku e bëri shylevek skemën e mbledhjes së informatave. Me një përvojë si gazetar i Nasha Armija (Armata Jonë) në ish-Jugosllavi, dyshohet i rekrutuar nga KOS-i dhe pastaj në Zyren e Kosovës në Tiranë kishte mundësi të mbledhë informata për të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë, si për ato legale ashtu edhe ilegale.
Menjëherë pasi dola nga burgu në vitin 1990, bashkë me patriotin e Madh, Ahmet Haxhiu, në koordinim me Bacën Adem, Llapqinin dhe Dulin bënim plane dhe lista për ushtrime ushtarake në Shqipëri. Pas një kohe të shkurtër morëm një informatë nga bashkëveprimtarët në Tiranë se dikush po i dekonspiron ato lista pas së cilave pati arrestime dhe për një kohë u ndalën këto grupe. Tash, në një intervistë të një zyrtari të lartë të UDB-së me gazetarin Idro Seferi në Beograd, ky tha se kishin depërtuar në radhët e atyre që bënin organizime për stërvitje ushtarake duke përmendur Mehmet Krajën, me emër dhe mbiemër, kryetarin e tashëm të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Agim Gashin, avokat, në mes të tjerëve, si informatorë të UDB-së.
E tash, ky farë Mata Hari i gjinisë mashkullore të bëhet kryetar i Akademisë që, përjashtuar Kosovën llogaritet si ajka e kombit ndërsa në Kosovë nuk është as hirra. Mehmet Kraja është pa ndërgjegje, pa moral, i keq dhe servil, deri në b..lëpirje.
Kështu ka mbijetuar para lufte, kështu ka mbijetuar gjatë luftës dhe po bënë shtatë palë qejfe si kryetar i ASHAK-së, me dy identitete, si kosovar dhe me të kaluar aspak të mirë, nëse e shohim trajektoren e tij. Madje, nëse ndaj Rrahman Morinës ka demonstruar servilizëm duke i shërbyer qençe mund edhe të arsyetohet nga frika për jetë por, si të arsyetohet ky prostitucion i tij intelektual para qeverisë aktuale dhe qeverive tjera për aq sa ka pasur dhe ka interes? Se ky farë hermafroditi moral dhe i mjerë ka nevojë për Albin Kurtin, kryeministër edhe kuptohet por, nuk mund ta kuptoj pse Albin Kurti paska nevojë për këtë llum njerëzor dhe antikombëtar, me një të kaluar shumë të dyshimtë! Mos dashka që ky farë gazetari i Nasha Armija (revistë e ish Armatës Popullore të Jugosllavisë) ta fisnikërojë biografinë e kryeministrit Kurti duke i krijuar një vend në histori e cila, megjithatë ka ikur për disa procese, madje ato kryesoret?
E mjerë do të ishte historia që do ta shkruante Mehmet Kraja, i dyshuar si agjent i KOS-it (Shërbimi Kundërzbulues i Ushtrisë jugosllave) dhe agjent i UDB-së, sipas intervistes së Idro Seferit me një oficer të UDB-së. Po të ishte bërë me kohë lustrimi i figurave publike sikur që ishte bërë në Maqedoni të Veriut, Slloveni dhe në Kroaci, Mehmet Kraja, ose do të përfundonte në burg ose do të punonte si përkthyes në ndonjë zyre të UDB-së në Beograd, nëse do ta tërhiqnin me kohë në Serbi punëdhënësit e tij. Në rrethanat e tashme, Mehmet Kraja po i bënë konkurrencë, si analist politik Fatmir Sheholit i cili, (Fatmiri) është shembull ndershmërie krahasuar me Krajën për faktin se ai gjithmonë e ka pranuar se ka qenë pjesë e strukturave informative të Serbisë kurse Mehmet Kraja flet se është vetëm nën thjerrëzën e dyshimeve, duke mëshehur këmbët dhe bërë përpjekje të ndërrojë lëkuren sikur gjarpri i kapur në therra. Sa i poshtër!
Raporti “analitik” i Mehmet Krajës, më i dëmshëm se raporti i Dik Martit: Ky raport është 38 faqe dhe disa rreshta. Ka shumë gabime gjuhësore që nuk do t’i bënte as Akademia e Hajkobillës. Përdorë shumë shprehje të huaja, që, në disa raste ia ndryshojnë kuptimin dhe për ta mbuluar analfabetizmin intelektual për ata që e kuptojnë dhe për t’i lënë pa tekst apo për t’i mahnitur analfabetët funksional. Se unë mund të bëjë sikur që edhe bëjë gabime gjuhësore është thuaja normale për faktin se shumë lëndë në shkollën fillore në Podujevë i kam patur në gjuhën serbe, në shkollën e mesme të mjekësisë edhe më shumë kurse në studime 100 për qind në gjuhën serbokroate. Po se këto gabime t’i bëjë apo t’i bëjnë profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, shkrimtarë apo ata që janë shkolluar në gjuhën shqipe, nuk ta kapë mendja e shëndoshë! Këta janë kontrabanduar në baza partiake, janë futur nga shërbimet informative dhe kanë mrizuar tërë kohën kurse të merituarit nuk kanë pasur mundësi as të hyjnë në zyrat e kësaj Akademie, fatkeqe dhe famëkeqe!
Ky “raport analitik”, sipas një miku tim të mirë është: “fund e krye antievropian”, antiperëndimor, konspirativ dhe pa asnjë argument shkencor, fjalë rrugësh e pallavra kafesh, pa fije turpi, njollosje njerëzish dhe moralizim publik. Zaten ndryshe nuk kanë ditur, kaq dinë! “Ndërsa për Mehmet Krajën thotë se është rrugaç ordiner, b..lëpires i VV-së dhe pushtetit aktual. Çfarë përshkrimi i saktë dhe romantik për një të dyshuar për spiun të shërbimeve të Serbisë dhe Jugosllavisë. Në rrethana aktuale, Fatmir Sheholli duhet të turpërohet nga Mehmet Kraja dhe, besoj se edhe turpërohet! Respekt Fatmir Sheholli! Nëse ky publikim mbanë nënshkrimin e ASHAK-së, atëherë del se një i dyshuar si informator i Serbisë, paska vënë në lojë kundër Kosovës, kundër shqiptarëve, kundër luftës për liri, kundër viktimave civile dhe heronjve të kombit, kundër ish-të burgosurve politikë dhe kundër Shqipërisë disa ish bashkëveprimtarë të tij dhe pjesën e painformuar për të bëmat e këtij të stërkequri i kontrabanduar si i pari i Akademisë. Deri më tani nuk ka asnjë përgënjeshtrim publik nga anëtarët e tjerë të Amkademisë që e mohojnë autorësinë e këtij pamfleti politik që është edhe faqja tjetër e zezë e raporti të Dik Martit – varianti kosovar, të nënshkruar nga Senatori i Kaligulës – Rrahman Morinës në Kosovë, Mehmet Kraja.
Nuk ka raport më denoncues, më lëvyrës, me goditje më të ulëta ndaj njerëzve që janë në burg dhe nuk kanë mundësi të mbrohen e që e kanë meritën kryesore për luftën për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar. Nuk ka, së paku deri më tani raport më lëvyrës ndaj pushtetit se ky raport. As ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith nuk do të bënte raport më të poshtër, më denoncues, më akuzues dhe më paragjykues. Nganjëherë më shkonë mendja se këtë raport mund ta kenë bërë punëdhënësit e këtij kerberi të interesave të Serbisë në Kosovë, duke ia dorëzuar si prodhim të gatshëm dhe stërzgjatje të aktakuzës ndaj pengjeve të luftës në Hagë. Edhe 20 dëshmitarë të mbrojtur nuk do t’i hynin në punë më shumë Gjykatës Speciale se ky raport i nënshkruar nga Mehmetkrajë Llazanski.
Po kush ishte Mirosllav Llazanski: Mirosllav Llazanski ishte një gazetar në ish-Jugosllavi që merrej me analiza ushtarake, gazetar ushtarak që shkruante për Nasha Armija (Armata Jonë) ku punonte edhe Mehmet Kraja. Vërtet kjo ishte Njihova Armija (Armata e Tyre, e Llazanskit dhe Krajës) e jo Armata e jonë. Të punosh për atë gazetë dhe të intervistosh personalitete të larta ushtarake dhe serbe sikur edhe të kesh qasje në objekte ushtarake, tepër të ruajtura, nënkupton që të jeni njeri shumë i besueshëm, sidomos për ata që flisnin shqip apo edhe deklarativisht regjistroheshin si shqiptarë. Pa asnjë dyshim se duhet të kesh qenë i rekrutuar nga ato shërbime e që Mehmet Kraja ndoshta edhe ka qenë. Mirosllav Llazanski kishte gjak të përzier prej disa popujve por, përfundimisht, në zinxhirin gjenetik mbizotëroi kromozomi serb. Prandaj, jetoi, veproi dhe vdiq si serb. Përveç posteve të larta që i kishte në strukturat zbuluese dhe kundërzbuluese, jugosllave dhe serbe, i mëshehur si gazetar dhe analist për çështje ushtarake, Mirrosllav Llaznski ishte edhe ambasador në Moskë, Rusi.
Mehmat Kraja nuk e besoj se i ka mbërri këto nivele të larta që i kishte prekur dhe zotëruar Llazanski. Mund të ketë qenë spiun i vogël, me ambicie dhe sherre të mëdha, gjithsesi në dëm të shqiptarëve që kishin përcaktim kombëtar. Mund t’i ketë futur në burg dhe mbase e ka bërë këtë, nëse mbështetemi në të dhënat e patriotëve shqiptarë të arrestuar në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri e që përputhet me kohën që e përshkruan oficeri i lartë i UDB-së në Beograd në intervistë me Idro Seferin. Dikush mendon dhe pret që Mahmetkrajë Llazanski të pendohet për të kaluarën e që e ka shumë gabim. Po të mos ishte kjo e kaluar, Kraja nuk do të ishte këtu ku është dhe nuk do t’i gëzonte privilegjet që i gëzon sot dhe që i ka gëzuar edhe në qeveritë tjera, që nga përfundimi i luftës. Mehmet Kraja nuk e ka problem me fytyrën, e ka të mbuluar me një mjekërr të dendur që ia mbulon pafytyrën nën këtë mjekërr. Andaj vepron siç vepron. Dhe, krejt në fund, po të mos bënte kështu siç e bëri, pas përfundimit të mandatit nuk do të kishte asnjë mundësi të zgjedhej si opravnik posllova (drejtues i punëve) në Zyrën që do e hapë Kosova pas normalizimit të marëdhënieve me Serbinë. Pëlqimin nga Serbia për këtë post besoj që e ka që tani, ende pa u hapur zyra. Besoj që as Albin Kurti nuk do ta kundërshtojë këtë. Në rastin e Mirosllav Llazanskit dhe Mehmet Krajës kemi një zbatim të 100 përqind të meritokracisë, Llazanski si kryesori i shërbimit ushtarak gazetaresk i kishte mbërritur majat për të përfunduar edhe si ambasador ndërsa Kraja asnjëherë nuk doli nga streha e nën bishtit ku e kaloi tërë jetën dhe ndërtoi karrierë, së pari si gazetar ordiner i Nasha Armija dhe, me gjasë të përfundojë si opravnik posllova (drejtues i punëve) i zyrës në Beograd, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim me Serbinë. Do të bëhet Petar Petkoviq shqipfolës!