Mbahet takimi i rregullt me Administratën komunale në Rahovec

Në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe drejtorëve të drejtorive përkatëse, Kryetari Latifi mbajti takimin e katërt të rregullt periodik me punëtorët e administratës komunale. Fillimisht, kryetari Latifi falënderoi të gjithë punonjësit për angazhimet dhe bashkëpunimet ditore në përputhje me detyrimet e parapara me ligj. Gjatë fjalës së tij, kreu i komunës së Rahovecit, theksoi edhe një herë rëndësinë e respektimit të orarit të punës, punonjësit të kenë përkushtim të parezervë në kryerjen e shërbimeve për qytetarë, duke ngritur gjithnjë e më shumë kualitetin e punës, për t’i bërë sa më të lehta shërbimet administrative. Shumë shpejtë do ta kemi një pajisje digjitale, multifunksionale dhe shumë efikase ONE STOP-SHOP, e cila kryen gati 90% të shërbimeve për qytetarë në një mjedis të caktuar.

  • Komuna ka arritur sukses në të hyra, me rreth 1.5 milion.

  • Arritje të lartë në transparencë buxhetore.

  • Arritje të lartë në performancë komunale.

  • Arritje në sferën e investimeve publike.

  • Arritje në menaxhim të buxhetit, ku deri sot kemi harxhuar mbi 90% të buxhetit.

Vlerësoi për mbarëvajtjen e punës një vjeçare në komunë dhe kërkoi që disiplina të jetë më e madhe në vitin vijues. Ta kemi për qëllim kursimin e energjisë elektrike. Një ndjenjë sa më të lartë të përgjegjshmërisë në përdorimin lëndëve djegëse dhe ngrohjes qendrore në objektin e komunës. Mes tjerash, tha që Rahoveci është gjallëruar dhe është mbushur me atmosferë festive në prag të Vitit të Ri nga ardhja masive bashkatdhetarëve, të cilët e bëjnë më atraktiv fundvitin. Në fund, Kryetari Latifi uroi të gjithë punonjësit dhe qytetarët për festat e fundvitit, duke i dëshiruar të gjithëve mbarësi dhe shëndet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …