Forcat irakiane kanë nisur një mësymje të përgjithshme për të rimarrë Falluxhën, bastion ky i Shtetit Islamik në Irak. Ky operacion shënon një nga përpjekjet më të fuqishme të Bagdadit për të çliruar qytetin, i cili u pushtua nga ISIS-i në vitin 2014. Mediet e huaja raportojnë për një gjendje tepër të rëndë të civilëve brenda këtij qyteti, të cilët kanë mbetur të ngujuar mes dy zjarreve. Raportet e OKB-së thonë se njerëzit po vdesin nga uria dhe se vriten në rast se kundërshtojnë të luftojnë për ISIS-in.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …