U mbajt mbledhja e X-të e rregullt e KPF-së në Deçan, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së dhe zyrtarë tjerë, ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës si:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i Listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës dhe listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2023;
-
Shqyrtimi i Planit për menaxhimin e mbeturinave;
-
Shqyrtimi i Planit të veprimit komunal për energji dhe klimë;
-
Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për SHP për ndryshimin e tarifave në Rregulloren për Menaxhimin e mbeturinave, 01.Nr.l-5.dt. 31.01.2019.;
-
Caktimi i lokacionit për deponi inerte;
-
Shqyrtimi i Raportit të Planit të lntegritetit;
-
Rishqyrtimi i akteve komunale me rekomandim të Ministrisë ( Rregullore 01 Nr. V – 6 për shërbimet publike komunën e Deçanit );
-
Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2021;
-
Shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve nga vërshimet;
-
Shqyrtimi i propozimit për miratimin e Logos “ Gjenocidi në Kosovë plagë e hapur “;
-
Shqyrtimi i propozimit të DKA-së për ndryshimin e emrit të SHFMU- së në Strellc të Epërm nga SHFMU “Bajram Curri “ në SHFMU “ Haki Povataj “;
-
Shqyrtimi i kërkesave;
-
Të ndryshme.