leoni

Në Deçan u mbajt debati publik për draft Planin Lokal i Veprimit në Mjedis 2022-2027

Në komunën e Deçanit u mbajt debati publik për draft Planin Lokal i Veprimit në Mjedis 2022-2027, i cili është aprovuar në leximin e parë nga Asambleja Komunale në mbledhjen e IX-të, të rregullt të datës: 30.11.2022. Draft Plani Lokal i Veprimit në Mjedis 2022-2027 është dokument i politikës mjedisore lokale të cilat paraqesin prioritetet mjedisore dhe listën e veprimeve për zgjidhjen e tyre. Draft Plani Lokal i Veprimit në mjedise ka për qëllim, të zgjidhë problemet mjedisore nëpërmjet identifikimit të prioriteteve dhe përcaktimit të veprimeve për zgjidhjen e tyre, duke i përfshirë të gjithë akterët e mundshëm për përcaktimin e këtyre veprimeve sipas planit të veprimit. Të pranishmit i njoftoj për domosdoshmërinë e dokumentit Ramë Melaj, Drejtori për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe koordinatorja e grupit punues  Ajne Iberhysaj. Të pranishmit dhanë propozime dhe rekomandime rreth çështjeve mjedisore të cilat do të përfshihen në planin në fjalë.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …