Kryetari Nura ka mbajtur takimin e dytë me qytetarë për këtë vit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mbajtur takimin e dytë me qytetarë për këtë vit, ku ka marrë pjesë numër i madh i tyre, për t’u informuar rreth aktivitetit publik dhe projekteve që janë zhvilluar në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Në fjalimin e tij, kryetari Nura ka përmendur fillimisht projektet kapitale të cilat janë realizuar në qytet, siç janë; fasadimi i objekteve banesore, zgjerimi i bulevardit “Ilaz Kodra” meremetimi i Gjimnazit “Hamëz Jashari” dhe i Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, projekti i unazës së brendshme bashkë me parkingun, hapësirën rekreative dhe këndin e lojërave, vazhdimi i projektit i poligonit multifunksional, parkingjet për banorët rezidentë, angazhimi në mirëmbajtjen e parqeve publike, mbjellja e drunjve dekorativ, dhe projekte të tjera. Kreu i Skenderajt më pas ka përmendur projektet tjera kapitale që janë realizuar në fshatra, në fushat e bujqësisë, infrastrukturës rrugore, kanalizim, ujësjellës, dhe punë të tjera në dobi të interesit qytetarë. Me gjithë këto punë, Nura tha se ka ende nevojë për projekte, për të cilat tha se vitet në vazhdim do të jetë më të dobishme sa i përket realizimit të projekteve dhe zhvillimit të komunës së Skenderajt. Qytetarët nga ana e tyre, e vlerësuan lart punën dhe angazhimin e qeverisjes Nura, për këtë 1 vit të punës, ndërkohë kanë kërkuar veprime tjera sa u takon projekteve në fushat e përgjegjësisë së Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …