Gresa Jakup Krasniqi reagon pas shkarkimit të Yllka Gecit nga pozita e sekretares së parë në Ambasadën e Kosovës, në Holandë

Gresa  Jakup Krasniqi reagoi me një publikim, pas shkarkimit të Yllka Gecit nga pozita e sekretares së parë në Ambasadën e Kosovës në Holandë.  Ajo  ka falënderuar, Yllka  Gecin për punën që ka bërë në mbështetjen e krerëve të UÇK-së në Hagë dhe familjarëve të tyre, duke shtuar se Yllka  do u mungojë edhe çlirimtarëve që janë në paraburgim, në Hagë.

Komenti i plotë i Gresa Jakup Krasniqit:

Yllkë, ndërsa ti përkulesh para veprës se tetë ish-ushtarëve të UÇK-së, ne familjarët e tyre përkulemi para teje. Me nderimet më të thella e me bindje të plot e them se do të mungosh.

Faleminderit që u kujdese që këto vizita aq të dhimbshme, të na lehtësosh.

Faleminderit që në mbrëmjet e vona, në vend që të pushojë pranë familjes tënde, hape dyert për ne. Por, para se të hapesh dyert, e di se kishe hapur zëmrën shumë kohë më parë.

Faleminderit që bashkë me ne ke ndarë këto dy vite, do të doja të njiheshim në rrethana krejt të tjera, por jam e lumtur që ishe në kohën e duhur e në vendin e duhur.

Nuk do t’ju mungosh vetëm familjarëve, do t’ju mungosh çlirimtarëve në vizitat e shpeshta që ju bëje, do ti mungosh edhe korridoreve të ftohta të Gjykatës Speciale në seancat e së cilës nuk mungove asnjëherë.

Bashkë mirë u pafshim në Kosovën e lirë, e shpejt festofshim kthimin e çlirimtarëve.

 

Faleminderit Yllkë

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …