Petkoviq

Petkoviq: Serbët në veri respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in por nuk është detyrë e tyre që t’ i largojnë barrikadat

Zyrtari serb, Petar Petkoviq, ka thënë se serbët në veri të Kosovës e respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in por sipas tij nuk është detyrë e tyre që të largojnë barrikadat, Ne nuk kemi asgjë kundër që ata të jenë të pranishëm në veri të Kosovës ata duhet të jenë atje dhe të mbrojnë popullin serb. Ata nuk janë aty për të hequr barrikadat dhe deklarata e komandantit të KFOR-it është e mirë se çështja duhet të zgjidhet me dialog, asgjë me dhunë, asgjë si ajo që po kërcënon Albin Kurti”, ka thënë Petkoviq. Ai ka folur edhe  për paralajmërimet e Kosovës për heqje të barrikadave, ndërsa ka shtuar se  nëse ndodh ndonjë incident atëherë situata mund të eskalojë edhe më shumë. Një pikë gjaku i derdhur mund të na çojë në një spirale dhune dhe sigurisht që nuk kemi nevojë për këtë”, ka saktësuar Petkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …