Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi gjatë viteve 2007-2008, Wolfgang Ischinger, ka fajësuar Serbinë për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të veprojë urgjentisht. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka pyetur Ischinger, i cili ka shpërndarë edhe një artikull me titull “Kosova dhe Serbia sërish në prag të konfliktit”. “Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në vitin 1999, krizat kanë ardhur dhe kanë shkuar në veri të vendit. Diplomatët nxitojnë dhe barrikadat zbresin, ka saktësuar Ishinger.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …