Sot në sheshin Zahir Pajaziti u mbajt protesta në mbështetje të krerëve të UÇK së

Sot në sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë  u mbajt protesta në mbështetje të krerëve të UÇK së, të cilët qe dy vjet po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale, në Hagë. Protestuesit  mbanin në duar pankarta me emrat e çlirimtarëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Brohoritjet, “Jo në emrin Tim” dhe “ UÇK-UÇK”, e shoqëruan protestën gjatë gjithë kohës.

Natyra Kuçi nga PSD-ja me këtë rast përmendi faktin se akuzat janë shumë të padrejta. UÇK është nënqielli dhe prova e kësaj Lirie. UÇK-ja duhet të mbrohet me çdo kusht tha Natyra Kuqi.

Faton Klinaku në emër shoqatave  të UÇK-së, theksin e fjalimit të tij e vuri tek EuULEX-i, i cili nga paslufta ka gjykuar vetëm luftëtarë të lirisë së Kosovës, vetëm pjesëtarë të  UÇK-së.  Ndërkombëtarët kanë target vetëm UÇK-në. Specialja duhet të gjykoj vetën e tyre e jo krerët e UÇK-së.  Salih Mustafa  u dënua me 26 vite burg, ky pshtë absurd i llojit të vet. Prandaj kuvendi duhet ta ndryshoj ligjin për dhomat e specializuara.

Kryetari i PSD-së dhe organizatori i protestës, Dardan Molliqaj në fillim të fjalimit të tij përshëndeti të burgosurit në Hagë. Ai tha se ata nuk mund të gjykohen në emër të popullit tonë. Çlirimi po ka kosto edhe pas 23 viteve. Procesi i speciales na nxjerr edhe një mësim: që liria fitohet njëherë por duhet mbrohet çdo herë.  Kjo gjykatë ka krijuar një monstrum juridik. Andaj apelojmë të ndalet kjo luftë, të bëhemi bashkë për mbrojtjen e UÇK-së. Nëse deputetet nuk do ti përgjigjen nismës ligjore atëherë do të nisim ne bashkë  me qytetarët liridashës të vendit. Secili ndërkombëtar duhet ta dijë se ne duam drejtësi dhe nuk lejojmë përndjekje të mëtejme të UÇK-së.

Në protestë kanë marrë pjesë mijëra veteranë e qytetarë liridashës të vendit, krerë të organizatave të luftës, bashkëluftëtarë të Komandant Calit, deputetë të Kuvendit të Kosovës, invalidë të luftës dhe familjarë të dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …