Brahim Zymer Mushkolaj (26.6.1954 - 30.5.1998)

Brahim Zymer Mushkolaj (26.6.1954 – 30.5.1998)

Trimi i shquar dhe sakrificës sublime, Brahim Mushkolaj u lind më 27.6.1954 në Deçan. Prindërit e tij, Zymer e Sofë Mushkolaj kishin pesë fëmijë.
Familja e Brahimit shpeshherë ishte keqtrajtuar nga policia serbe me pretekst të kërkimit të armëve. Më 1990, Brahimi, bashkë me tre djemtë, u keqtrajtua pesë ditë me radhë, me pretekst të pjesëmarrjes së tyre në sulmin e plagosjen që iu pat bërë disa policëve serbë në kafenenë “Çakorri” në Deçan.
Shkollën fillore dhe të mesme, Brahimi i kreu në vendlindje. Ishte punëtor i fabrikës së autopjesëve në Pejë, në repartin në Deçan. Në vitin 1990 punoi në shtetet perëndimore, kryesisht në Gjermani, ku u njoh me veprimtarinë e lëvizjes kombëtare. Me të filluar të luftës çlirimtare në trevën e tij, më 20 prill 1998, Brahimi fillimisht angazhohet në shtabin lokal të vendlindjes.
Më 30 maj 1998, forcat e pushtuesit serb ndërmorën një ofansivë të ashpër me armë artilerike, me qëllim të depërtimit në pozicionet e UÇK-së. Në këtë betejë, trimëria dhe heroizmi i pashembullt, Brahimit ia siguroi përjetësinë, duke derdhur gjakun në vijën e frontit Carrabreg-Deçan. Në këtë betejë triditëshe ranë edhe dëshmorët Isa Kuçi e Nagip Cacaj.
Në pamundësi të tërhiqet nga vendi i rënies, trupi i dëshmorit Brahim Mushkolaj rrëmbehet nga armiku dhe zhduket pa gjurmë. Figura e tij luftarake është shënuar në dy pllaka përkujtimore e në dy lapidarë.
Brahimi la bashkëshorten, Hasimen me katër fëmijët: Halitin, Edisonin, Faikun dhe Sofën (emër i trashëguar nga e ëma e dëshmorit).
Për Brahimin janë krijuar këngë folklorike e popullore të kënduara e të përjetësuara në shirita kasetash e në disqe.
Familja e tij ka marrë mirënjohje nga shoqatat e dala nga lufta dhe institucionet komunale e qendrore. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …