leoni

Mallrat nga Serbia po futen papengueshëm në Kosovë nëpërmes pikës kufitare Izvor, nga ku ministri Sveçla ka tërhequr policinë

Pavarësisht propagandës për shtrirjen e sovranitet në çdo pjesë të Kosovës dhe ndalimit të tërësishëm të kontrabandimit të mallrave të Serbisë në Kosovë, në heshtje dhe larg vëmendjes, po ndodhë e kundërta. Serbia po ja del të fus mallra të saj papengueshëm në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Izvor, nga ku ministri Xhelal Sveçla ka urdhëruar që të tërhiqen pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Nga Demokracia. com mësohet po ashtu se deri para vendosjes së barrikadave, Policia e Kosovës nuk ka lejuar qarkullim përmes kësaj pike, pasi që ende nuk ishin vendosur dogana dhe kontrollet pa u hapur zyrtarisht. Megjithatë, përkundër që rruga është e hapur edhe për Policinë dhe Doganën e Kosovës, ministri i Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla prej vendosjes së barrikadave kishte dhënë urdhër që policët të tërhiqeshin nga kjo pikë, duke ia mundësuar kështu Serbisë që të kalojë kamionë me mallra pa kurrfarë problemi. Demokracia.com nga burime brenda Doganës së Kosovës ka mësuar se prej tërheqjes së Policisë së Kosovës nga kjo pikë kufitare, serbët po fusin lirisht mallra nga Serbia, duke bërë kështu që Kosova të humbasë miliona euro për shkak të mosfunksionimit të institucioneve kosovare, doganës dhe policisë, në këtë pikë kufitare. Kjo rrugë, po ashtu, sipas burimeve të kësaj medie, po shfrytëzohet edhe për furnizim me armatim nga grupet kriminale që operojnë në veriun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …