Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Duke e etiketuar KFOR-in, siç po bëjnë disa zyrtarë, Qeveria po e përkeqëson pozitën e vet

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka tërhequr vërejtjen për deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili i ka thënë KFOR-it “nëse dëshiron të qëndrojë indiferent ndaj kriminelëve”, atëherë sipas tij “le t’ia lëshojë udhën Policisë së Kosovës”. Krasniqi ka thënë se t’i thuhet KFOR-it lësho rrugë duhet të jesh budalla. Nëse KFOR-i do të lëshonte udhë, duke injoruar Rezolutën 1244, vakuumin do ta mbushte policia dhe ushtria e Serbisë. Kaq gjë do të duhej ta dinte edhe deputeti më injorant edhe këshilltari më spekulant”, ka shkruar ai më një postim të tij.

 

Postimi i plotë i Milazim Krasniqit:

 

Kërkesa e ShBA-së dhe e BE-së ka qenë që çështja e targave të shtyhej për dhjetë muaj. Qeveria Kurti nuk i dëgjoi. Po të shtyhej zbatimi i atij vendimi, nuk do të dilnin serbët nga institucionet, nuk do të shpalleshin e shtyheshin zgjedhjet lokale atje, nuk do të kishte sulme ndaj institucioneve atje, nuk do të kishte arrestime e rrjedhimisht nuk do të kishte barrikada. Pra, refuzimi ndaj ShBA-së e BE-së ia ka dhuruar Serbisë pretekstin për prodhimin e kësaj krize zingjirore, në dëm të stabilitetit të Kosovës. Pa e kuptuar këtë gabim, qeveria Kurti nuk mund të dalë nga qorrsokaku. Ndërsa, duke e etiketuar KFOR-in, siç po bëjnë disa zyrtarë të LV-së, qeveria vetëm mund ta përkeqësojë pozitën e vet. Pse? Sepse KFOR ka mandatin nga Rezoluta 1244 dhe i ka vlerësimet e veta. Nuk vepron sipas humorit të Albin Kurtit dhe fanatikëve të tij fantastë. Nëse ka deputet e këshilltarë politikë të Kurtit, që nuk kuptojnë kaq send, mjerë për ne! T’i thuhet KFOR-it “lësho udhë”, duhet të jesh shumë budalla. Nëse KFOR do të lëshonte udhë, duke injoruar rezolutën 1244, vakuumin do ta mbushte policia dhe ushtria e Serbisë. Kaq gjë do të duhej ta dinte edhe deputeti më injorant edhe këshilltari më spekulant. Në të vërtetë, disa politikanë nuk e patën kuptuar mandatin e KFOR-it as në vitin 2004, por na ndodhi hataja. Ata që mbajnë mend, e dinë si përfundoi tragjikisht konfrontimi me KFOR-in. Pra, këshilla ime modeste për këta injorantë e aventurierë është: me KFOR-in mos u kruani. Vazhdoni të llomotitni në rrjete sociale kundër ne shqiptarëve, boll e keni atë mision pervers.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …