Publikimi i një pamfleti politik nga akademci, M. Kraja ka bërë që të reagojë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu, Naim Tërnava, i cili këtë pamflet antikombëtar se e vlerëson si tendencioze e qëllimkeq sa i përket fesë islame dhe në përgjithësi myslimanëve shqiptarë të Kosovës. “Institucioni më i lartë shkencor te ne, Akademia e Shkencave dhe Arteve ç’është një e keqe flet për fenë Islame dhe flet pa asnjë turp, pas asnjë marrë. Flet me një injorancë të pa parë. Flet për diçka që nuk e njeh, nuk e din, nuk e ka studiuar. Flet me raporte të cilat nuk kanë të bëjnë me ne shqiptarët myslimanë dhe mundohet përmes atij shkrimi të na degradojë dhe të na humb vlerat që i posedojmë, dhe gjoja feja jonë paska qenë në shërbim të armiqve tanë”, tha Tërnava. Këto fjalë mund t’i thonë vetëm kokat e prishura, njerëzit e prishur shpirtërisht, moralisht, sepse ku popull ka rezistuar, ky popull ka mbijetuar, ky popull është flijuar gjithherë me bindjen e thellë në zemër, me imanin në zemër me All ahun e profetin Muhamed në themelet dhe parimet e fesë sonë të shenjtë. Ndaj edhe këto bajoneta të drejtuara kundër Islamit tonë, kundër besimit tonë duke na quajtur neve se jemi radikalë, jemi ekstremistë, jemi në shërbim të shërbimeve të huaja, të gjithë e dinë se nuk qëndrojnë. Pas publikimit të analizës, Kraja ka marrë kritika të shumta, të cilat e kanë shtyrë atë që ta redaktojë tekstin, të heq dorë se ka qenë tekst i Akademisë, por vetëm pamflet autorial, pastaj ka hequr prej tij pjesët ku janë përmendur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …