leoni

Për pesë muaj 130 milionë euro mallra ka futur Serbia në Kosovë, ndërsa Kosova 10 milionë në Serbi

Gjatë këtij viti Serbia ishte vendi kryesor i importit në Kosovë, duke shitur 341 milionë e 637 mijë euro mallra

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për 11 muaj, pra nga janari në nëntor, në Kosovë vlera e eksportit me vendet e CEFTA-s ishte 303 milionë e 899 mijë euro, ndërkohë që vlera e importit shkoi në 907 milionë e 926 mijë euro. Për këta 11 muaj, Serbia ishte njëra nga vendet kryesore të importit në Kosovë. Për këta 11 muaj Kosova pagoi 341 milionë e 637 mijë euro për mallra që u importuan nga Serbia, ndërkohë që eksportoi rreth 59 milionë e 30 mijë euro në Serbi  Siç shihet në raportin e ASK-së, për çdo muaj të Këtij viti Serbia ka qenë ndër partnerët kryesor tregtar për Kosovën. Vlera më e madhe e importuar ishte në muajin gusht ku u importuan mallra në vlerë prej 39 milionë e 115 mijë euro, ndërkohë që edhe në korrik u importuan mallra po ashtu në vlerë prej 37 milionë e 152 mijë eurove.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …