Të paktën 38 njerëz kanë vdekur nga pasojat e motit të ftohtë që ka goditur Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë

Mediet në Amerikë kanë bërë të ditur se të paktën 38 qytetarë  kanë vdekur nga pasojat e  motit te ftohtë që i ka goditur Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Zyrtarët thonë se 34 njerëz vdiqën në zonën më të goditur të qytetit Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut. Katër njerëz mbetën të vdekur në Kanada kur një autobus u përmbys në një rrugë me akull pranë qytetit Merritt, në provincën perëndimore të British Columbia. Më shumë se 2.800 fluturime në Amerikë, janë anuluar ditën e Krishtlindjeve.  Shteti perëndimor amerikan,  Montana është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien -45 gradë. Më shumë se 55 milionë amerikanë mbetën nën alarmin e të ftohtit të erës ditëve të fundit. Stuhia dimërore e ka ndërprerë udhëtimin nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka shkaktuar vështirësi të shumta në komunikacion.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …