leoni

Sazan Ibrahimi

Sazan Ibrahimi: Më shumë se 65 për qind e shpenzimeve për investime kapitale kanë harxhuar komunat e Kosovës

Më shumë se 65 për qind e shpenzimeve për investime kapitale kanë harxhuar komunat e Kosovës. Kjo përqindje synohet që deri në fund të këtij vitit të shkojë deri në 70 për qind. Lajmin e ka bërë me dije drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi. Ai ka thënë se përqindja e shpenzimeve të komunave këtë vit është dukshëm më e lartë se e qeverisë. Sipas tij, niveli qendror ka më pak shpenzime për investime kapitale, teksa ka thënë se do t’i teprojnë qindra miliona euro. “Në bazë të analizave të Asociacionit të Komunave të Kosovës, del se komunat kanë harxhuar deri të premten pasdite më shumë se 65 për qind të mjeteve për investime kapitale dhe duke e marrë parasysh se e kanë këtë javë në dispozicion, atëherë po besojmë se përqindja e shpenzimeve në nivel lokal për investime kapitale, do të shkojë deri në 70 për qind. Në bazë të informatave që kemi, nivelit qendror do t’i teprojnë me qindra miliona euro të cilat kanë qenë të dedikuara për investime kapitale dhe këto investime, qytetari i Kosovës nuk do t’i prekë”, ka thënë Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …