Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se me riemërimin e Arben Vitisë, në krye të ministrisë së Shëndetësisë, vazhdon degradimi i shëndetësisë në pazar dhe interes të sektorit privat”, kështu ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. Pyetja që i duhet bërë Albin Kurtit është se, a ka dhënë ende dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit? Albin Kurti duhet të jap përgjegjësi dhe të tregojë se përse që tre muaj nuk është emëruar ministri i Shëndetësisë, apo ka pritur derisa Arben Vitia të përfundoj barazimet me sektorin privat?! Pas Raportit të Auditorit për vitin 2021 ku ishin gjetur afro 12 milion euro keqpërdorime në shëndetësi në kohen sa ky dikaster udhëhiqej nga Arben Vitia, riemërimi i Arben Vitisë është lajm i keq për shëndetësinë tonë”, ka thënë deputeti, Bekim Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …