Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell duke komentuar zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, ka thënë se dhuna e ditëve të fundit në Kosovë është e papranueshme. Grenell ka fajësuar qeverinë e Albin Kurtit për tensionet e krijuara në veri, ndërkohë që nuk ka përmendur barrikadat e vendosura nga grupe të dyshimta kriminale, të cilat disa herë kanë sulmuar gazetarë e policë e së fundmi kanë shtënë edhe pranë patrullave të KFOR-it. Grenell i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që t’ia shtrojë disa kërkesa kryeministrit Kurti, që kanë të bëjnë me lirimin e të burgosurve serbë dhe mos-arrestimin e protestuesve paqësore. Albin Kurti vazhdon aksionet e tij unilaterale në veri, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Antoni Blinken duhet t’i kërkojë Kurtit të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësore ka nënvizuar Grenell.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …