Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe vendosjen e dy barrikadave të reja në veri të vendit. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur “Kershi i Dudes”. Në njoftim thuhet se gjatë natës grupet kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Duke iu referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Serbët lokalë 18 ditë më parë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.