Prof. Selver Islami: Lëvizjet çlirimtare në mes realitetit, sinqeritetit, imagjinatës, fantazisë, improvizimeve dhe falsifikimeve! I

Prof. Selver Islami: Lëvizjet çlirimtare në mes realitetit, sinqeritetit, imagjinatës, fantazisë, improvizimeve dhe falsifikimeve! II

Përçarja e këtyre grupeve kishte edhe një defekt shumë të madh ndër masat e mërgimtarëve sepse filluan akuza e kundër akuza nderi më monstruozet në mes grupeve ku secili grup akuzonte grupin tjetër se janë të lidhur me UDB-ën ,e neve grupi ynë jemi të pastër e në rrugën e drejt, forma e propagandës kundër njëri-tjetrit kishte arritur deri edhe në shpërndarjen e shiritave të  kasetofonit në emër të Radio Tiranës, megallomani pa dinjitet njerëzor, Milaim Zeka lexonte dhe incizonte dhe shpërndante kaseta me miratimin e Durim Fshatiiri ;“Ju flet Radio Tirana; ju flet radio Tirana!

Komunikatë; Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi në mbledhjen e fundit të sajë shqyrtoi gjendjen organizative në radhët e Lëvizjes, ku pos të tjerave mori vendim për përjashtimin e dy elementëve destruktiv e të dyshuar nga radhët e Levizjss ;Ibrahim Kelmendin dhe Xhafer Shatrin“etj. Merre me mend të pa fytyrët , deri ku kan arritë që, të përzihen edhe në punët e brendshme të institucionit çfarë ishte Radio Tirana në ato kohë. Besa situata kishte eskaluar edhe më zi ku u derdh gjak dhe humbje jete në mesin e mërgimtarëve tanë. Të gjitha këto grupe pa përjashtim nuk kishin ndikim të madh në trojet e pushtuara, sejcila nga grupet konsideronte vetën se është koka dhe zemra e Atdheut pa të cilin grup Atdheu nuk mundë të marri frymë e do të vdiset.

Pas vrasjes ne mes të natës 11 e 12 janarit 1984 të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në mes të Prishtinës nga dora shqiptare dhe ,vrasjes se Zijah Shemsiut me 5 maj 1985, në CZ të Beogradit si dhe burgosjes së Kadri Osmanit me shokë radhët e LRSSHJ-ë në Atdhe u ligështuan, deri sa në mërgim edhe pse kërkohej të lexohej libri i Nasho Jorgaqit mërgata e qyqeve ,grupet e qyqanave nuk e lexonin fare dhe u benë pikë e pesë, edhe më zi se mërgata e qyqeve e Ihsan Maçit dikur.

Në vitin 1985 në një demonstratë në Gjenevë u mblodhën afër dhjetë pasaporta jugosllave për ti sjellë nga kampi latina në Itali Rrustën dhe Sylën, ku me të ardhur në Zvicer u vendosën në ballin e oxhakut në LRSSHJ-ë ,ku të gjithë energjinë e tyre e shpenzuan duke e e reformuar LRSSHJ-në,bënë spastrime në organizatëv ,aq sa ditën e mundën si ideolog që e quanin vetën duke ia hequr në ballinën e Zerit të Kosovës thënjet apo citatet domëthënëse si zë kushtrimi të Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës të cilat ishin këto; „Në ballë të këti populli dhe të këmbët e këti populli flijimi,dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tijë do të na vije si përjetimi më i bukur dhe fisnik tër jetës dhe,nuk do të ketë forcë që na ndalë në rrugën tonë të ndritshme“ Jusuf Gërvalla ,ndersa Kadri Zeka thoshte; „Lëvizja revolucionare e popullit tonë nuk është e vetmuar ajo, bënë pjesë ne procesin e gjërë të lëvizjeve revolucionare botërore që, po e tronditë nga themelet botën e vjetër kapitalisto-revitioniste dhe, po i hapë dyert botës së re socialiste“, për ta zëvendësuar me citatin „Proletar të të gjitha vendeve bashkohuni“. Ndërsa në vitin 1986 nga represioni i vazhduar ne familjen Gërvalla nga zagarët e UDB-së ,ikën së pari në Shqipëri e pastaj me ndihmën e qeverisë shqiptare nga Tirana arritën në mërgim vëllezërit Hysen e Avdyl Gërvalla, ku të gjithë grupashët i vizituan duke ju uruar mirseardhjen ne mërgim dhe duke bëre përpjekje për konvertimin e tyre në organizatën përkatëse, jo që llogariteshin të aftësuar siç ishin Jusufi e Bardhoshi sa,që kishin nevojë për mbështetjen e tyre shkaku i mbiemrit Gërvalla si vëllezër të Jusufit. Ndërsa edhe Hysen e Avdyl Gërvalla llogaritnin vetën e tyre se janë dikushi dhe me që nuk zunë vend të asnjeri grup filluan që ta formojnë grupin e tyre. “Punëtorët me punë të perkohshme jasht Atdheut ku, së pari filloi të shperndahet letra e shkruar nga baca që quhej letra e Bacës, me sygjerime e këshilla per një bashkim të mundshëm e të mirfillt të të gjitha grupeve, ku një gjë e tillë ishte e pamundur sepse neve shqiptarët jemi alergjik ndajë një bashkimi për çështjen e Atdheut. Po citoi një fjali të letrës së Bacës; „siç ka thënë Lenini jemi ndarë që të bashkohemi prapë“si dhe propozoi ti ndërrohet emri i organizatës së masave nga Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi ne; Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, si propozim.

Meqenëse Rrusta dhe Syla kishin ndikim dominant në organizatë pranuan propozimin e bacës që organizata ta ndërtoj emrin, jo se ishin të bindur që emri i ri eshtë më i përshtatshëm për masat e gjëra popullore sa që shfrytëzonin rastin ta ndërrojnë emërin dhe ta ta tkurin kërkesën legjitime dhe organizatën, nga Republika Shqiptare në Republikën e Kosovës në kufijt gjeografik të Kosovës së AVNOJIT- me që ishte propozim i Hysen Gërvallës. Zmbrapsja apo tërheqja prapa, në emërtimin e Republikës nga që ishte Republika Shqiptare në Jugosllavi ku emri i Republikës përfaqësonte edhe emrin e kombit shqiptar ,në Republikën e Kosovës, të nje termi gjeografik ishte një disfatë e madhe dhe nënshtrim ndajë armikut ku behej kompromis me kërkesë legjitime të shqiptarëve në Jugosllavi, kjo lojë dhe, ky hap i gabuar dhe i rëndë dhe shumë i dëmshëm do ,tu kushtoj më së shumti trevave shqiptare nënë Jugosllavi mbi kurrizin e tyre, ku për këte rast do të flasim më vonë.

Sharlatanët me tru të plagosur rëndë nga, karierizmi, familjarizmi, lokalizmi e sëmundje tjera foshnjore ,arritën me luftën e ndyrë e të paparë që LPRK-në e formuar në vitin 1986 e jo në vitin 1982,ta ndajnë në dy grupe ,apo të ndahet fraksioni i LPRK-së siç thirrej atëherë Lëvizja pa adresë. Nuk mbahet mend në lëvizjet evolucionare botërore akti i ulët, i poshtër dhe i pashembullt siç ndodhi të ne shqiptarët ku fraksioni i ndarë nga trungu i organizatës të vetëquhej me të njëjtin emër dhe ,organi i organizatës të ketë të njëjtin emër siç ndodhi në dy raste të ne shqiptarët ,rasti i parë ishte kurë matrapazi që kishte dhe ka surratin e  Durim Fshatiiri doli fraksion i Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi në mes të vitit 1984 me të njëjtin emër LRSSHJ-ë dhe me të njëjtën gazetë Zëri i Kosovës, dhe, tani rasti i dytë me të njëjtat shantazhe e divergjenca me që, nuk i morën në dorë frenjët e Lëvizjes Popullore te Republikës së Kosovës do të dalin fraksioni i tretë dhe më skandalozi gjerë me tani ,me te njëjtin emër e të njëjtin organ „Zëri i Kosovës“ por pa adresë dhe ta quajnë vetën LPRK-ë e „vërtetë“.

Prandaj në këtë situatë dhe në këtë amulli organizative të shkaktuar nga psikopatët me ndjenja të plagosura kombëtare më tepër i bënë argat Serbisë se, sa që Serbia kishte fuçi të na luftonte me kuisling dhe me tërë aparatin shtetëror.

Tani më tepër se kurrë më parë u qua në „ vend amaneti i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës“ sepse sa here që vinte janari i kobshëm dhe ofrohej data 17-të,njëra lëvizje bënte homazhe të shtunën e tjetra të dielen pranë varreve të dëshmorëve ne Badcanstat, pastaj në organizimin e demonstratave kurë lëshonte thirrje për demonstratë njëra lëvizje ,anëtarët e tjetrës aty, ku kishin mundësi e ndikim e sabotonin demonstratën, por që dërgonin nga një „bedel“ të besuar për të raportuar mbi ecurinë e demonstratës së klanit të kundërt. Në këtë luftë shtrigash ishin më aktiv, të zhdërvjelltë, demagogë e perfid anëtarët e vetëquajtur gjoja të Lëvizjes Popullore të Kosovës, fraksioni pa adresë.

Ndërsa kryesia e Lëvizjes Popullore e Republikës së Kosovës me adresë ishin në nivel, të përmbajtur dhe duke mos e përbaltë kodin e etikës revolucionare, pastaj ishin nga ata të cilët kishin dhënë gjak në periudha të ndryshme kohore e historike edhe kishin dhënë prova për një unitet të mirëfilltë si në Atdhe ashtu edhe në mërgim.

Fatmirësisht aktiviteti që ishte zhvilluar në Atdhe, nga udhëheqësit e kohës në kuadër të Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, sidomos gjatë vitit 1983,84 e deri në vitin 1985 ,siç ishin Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Enver Topalli, Zija Shemsiu e të tjerë, Lëvizja pçr Republikën Shqiptare e shtriu aktivitetin gjithandej trojeve shqiptare të pushtuara, shpërndarja e Zërit të Kosovës me adresën Badhaustr.35 Biel-Bienne, nuk mungonte numër pas numri, pastaj radhet ilegale në Atdhe as që e kuptonin përçarjen kaq të theksuar e të pakuptim në mërgim, ku nëse dikush dilte i organizuar që të kontaktoj me shokët në mërgim, dhe, për t’u kthyer prapë në Atdhe, këtë përçarje e kuptonte , konsideronte, shpjegonte dhe vlerësonte që ndodhë si pasojë trurit të plagosur të përçarësve si, dhe, imponim nga komoditeti, e salltaneti duke jetuar nga sociali e, me konsumimin e margarinës e buterit të Aldit e Migrosit, si dhe konstatonin se përçarjet që kishin ndodhur nuk ishin për shkaqe parimore e programore, por ndodhnin shkaku i karjerizmit, injorancës, familjarizmit, bajraktarizmit e izmave tjerë naiv. Duhet theksuar se në këte mjegull organizative u formua edhe Grupi Komunist i Kosovës, i cili grup nuk u formua në bazë të vetëdijes dhe ngritjës në shkallë të lartë i themeluesve mbi bazën e marksizëm-leninizmit ,sa që u themelua për t‘u mbrojtur nga akuzat e grupeve rivale në teren ,se gjoja filani e fisteku janë përjashtuar nga Lëvizja sepse janë antikomunistë.

Zatën edhe ndodhi që ende pa zhvilluar aktivitetin GKK-u shpartallua sikur të ishte një fluskë bore e „Edita Tahirit“ në muajin maj. Kjo gjendje e mjerë sa vinte e rritej me thëne e kunderthënie ndër më çnjerzore kundër atyre që ishin së paku së bashku në një llogor, ndërsa popullit tonë të shtypur sa vinte e i shtërngohej laku në fyt. Pas vitit 1988-89 e, sidomos pas manifestimit të 600 vjetorit të betejës së Kosovës ku, manifestuesve në binë u folën dy shokët e ngusht të partisë së LKJ-së Azem Vllasi e Slobodan Milosheviçi, ku gjendja në Atdheun tonë ndryshoj në mënyrë marranendëse ,sepse në Serbi fituan forcat e errëta nacionaliste dhe çetnike serbe që ,sigurisht se fitorja e këtyre forcave ishte e dëmshme dhe e përgjakshme për popullin tonë, por edhe një fitore e madhe në unitetin e popullit tonë i cili ishte i ndarë në dy tabore nga viti 1945,pjesa më e madhe e popullit tonë të mjerë ishte paluar , radhitë dhe pajtue me okupimin gjakatar serbosllav ,jo vetëm që ishte pajtue por, edhe ishte vue në shërbim të pushtuesit kundër vëllezërve të vet nacionalist e irredentist. Ndihma më e madhe e grupeve ilegale në Atdhe u bë pikërisht nga kryeçetniku Milosheviq,sepse po të fitonte krahu i Stamboliçit edhe Vojvodina do ishte nda nga Serbia e, Kosova kurrën e kurrës nuk ishte nda .Ai (Sllobodani) mendoj se i ka përthekue të gjithë shqiptarët e okupuar nënë serbosllavi dhe nuk ka nevojë për ndihmën e kolaboratorëve e as të

shërbëtorëve të tij më besnik gjerë me atëherë që i kishin sherbyer me besnikërinë më të madhe nga viti 1945 e këtej, kështu që filloi me zhveshjen e të gjithë antarëve të LKJ-ë nga Partita dhe nga të gjitha institucionet duke e suprimue edhe autonominë e vitit 1974.Në suprimimin e autonomisë se vitit 1974 ku bëhej fjalë për dy amandamente ndihmë të pakursyer i dhanë Milosheviçit edhe shqiptarët si Hysen Kajdomçaj me shokë e deri të Sinan Hasani. Sikur Sllobodan Milosheviçi mos t‘i ndërmerte ato masa dhe sikur ta perdorte një politikë sikur dikur të krajlit Tito, ende sot i kishe më tepër se gjysmën e shqiptarëve me Serbinë ashtu siç ishin 45 vite me radhë.

Prandaj ndodhën protesta dhe demonstrata masive. Marshimet e nëntorit nga 17-21 nëntor të vitit 1988 si dhe ngujimi në zgafella të minatorëve nga 20 shkurti e deri me 28 shkurt 1989 ,të gjitha këto ishin kërkesa për bashkim vëllazërim dhe për rrugën e Titos, si dhe mbrojtjen e autonomisë se vitit 1974,thirrjet, flamujt me fotografi të Titos por, dhe kërkesat ishin të asaj rruge si të 45 viteve te mëparshme në mbrojtjen e vëllazërim-bashkimit. Azem Vllasi o ku je ,krejt Kosovën në këmbë e ke, Kaqusha Azem por ka patur edhe thirrje o Azem o tradhtar ne të mbrojmë se je shqiptar, ndersa zërat per republikën e Kosovës ishin të pakët apo shurdhues.

 

Ka ndodhë që edhe të sulmohen nga shokët demonstrues nëse dikush ka brohoritë Kosova Republikë. Me të drejt deklaron Azem Vllasi se ishte promotori i atyre ngjarjeve të vitit 1989, sepse ishin në mbrojtje të bashkim-vëllazërimit. Jugosllavia qe pas vitit 1945, si shtet artificial që ishte formuar e, që 45 vite me radhë ishte udhëhequr nga dy klane kryesore në luftë njëri me tjetrin, për dominimin e Jugosllavisë, klani unitarist serbomadh dhe klani federalist kroatoslloven,e që i ballanconte sa ishte gjallë krajli Tito. Titua vazhdimisht për stabilitetin e Jugosllavisë ndermerte masa spastrimi herë të njëri klan e herë të tjetri. Pas luftës së dytë, likuidimi i grupit të Drazhë Mihajloviçit, Milovan Gjilasit, pastaj shtypja e lëvizjes Kroate e deri të informbyroja. Ndërsa shqiptarët në trojet e tyre ishin në shënjestër për likuidimin fizik të tyre vazhdimisht si, dhe përdoreshin si vegël kurë bëheshin spastrime në klanin unitarist, në mbështetje të klanit kroatoslloven dhe Tito i avanconte juridikisht, por jo në  nivel Republike.

Edhe dhuna e represioni që ushtrohej ndajë shqiptarëve në trojet e tyre per ti shpërngulur nga trojet tona drejt shkretëtirave të Anadollit behej në pajtim dhe ujdi me krerët kryesor të shtetit jugosllav Tito, Kardel, Rankoviç, Milan Gjuriç, Stane Dolanc e Stefanoviç por edhe të kuislingëve shqiptar Mehmet Hoxha, Ali Shukriu, Kolë Shiroka etj, sidomos pas luftës së Drenicës e deri te viti 1966, pas mbledhjes së Brioneve. Kështu që edhe asaj Jugosllavije po i vije fundi, dhe në shkatërrimin e Jugosllavisë rol të fuqishëm luajti klani kroato-slloven ku në kongresin fundit të LKJ-së të gjithë komunistët slloven lëshuan sallën e kongresit në shenjë pakënaqësie dhe morën rrugën e ndarjes nga Jugosllavia.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë …