Al-Xhazira: Trupat serbe në kufirin me Kosovën në gatishmëri luftarake

Sipas mediumit arab Al-Xhazira, kryetar i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar të merren të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb, në Kosovë. Serbia i ka vendosur forcat e saj të sigurisë në kufirin me Kosovën në gjendje të plotë të gatishmërisë luftarake, kanë thënë zyrtarë të lartë, në marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara me fqinjin e saj, pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja  për zbutjen e tensioneve. Ministri i Brendshëm, Bratisllav Gashiq tha se ai urdhëroi gatishmërinë e plotë luftarake të policisë dhe njësive të tjera të sigurisë dhe që ato të vendoseshin nën komandën e shefit të shtabit të ushtrisë,  sipas planit të tyre operacional. Në një deklaratë për mediet tha se ka vepruar sipas urdhrit të kryetarit,  Vuçiq që të merren të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në Kosovë. Urdhrat nga Vuçiq vijnë pasi shefi i ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, u dërgua në kufirin me Kosovën të dielën, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë,  se çfarë nënkuptojnë urdhrat e rinj në kufirin ku trupat serbe kanë qenë në gatishmëri prej disa kohësh.

 

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …