Akademci, Mehmet Kraja përbuzë Hashim Thaçin e luftën e UÇK-së në emër të Akademisë pa i pyetur anëtarët e saj

Vetëm tre akademikë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja

Vetëm tre  akademikët: Jusuf Bajraktari, Hivzi Islami dhe Frashër Demaj, kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ata kanë thënë se Kraja është duke e keqpërdorur faqen zyrtare të Akademisë, duke thënë se kjo ndodhi për herë të parë me disa “In Memoriame” për miqtë e tij. “Para skandaleve lidhur me dokumentin megaloman të kryetarit të Akademisë, Kraja, i cili ka një kohë që po e keqpërdor edhe faqen zyrtare të saj. Së pari kjo ndodhi me disa ‘In Memoriame’ për miqtë e tij jashtë Akademisë, të cilët pasi qëndruan gjatë, me ridizajnimin e faqes, u hoqën, por në arkiv ruhen! Pastaj vazhdon avazin me tekst-pamfletin e tij, të publikuar disa herë dhe në disa vende brenda 11 muajve, por në vëllim të ndryshëm dhe në versione të retushuara: hiq e fut tekste, njëherë në emër të Akademisë, herën tjetër në emrin e tij personal”, huhet mes tjerash  në reagimin e tre akademikëve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …