Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur Albin Kurtin, kryeministër të Vetëvendosjes duke e akuzuar edhe për situatën e sigurisë. Ai në një postim të tij thotë se kryeministri i Vetëvendosjes del çdo ditë, me fytyrën e shqetësuar për atë që po ndodh në 18 për qind të territorit të Kosovës, ku qytetarët e tij të nacionalitetit serb janë lënë në mëshirën e krimit të organizuar dhe strukturave të Beogradit. Kryeministri i Vetëvendosjes del çdo të dytën ditë dhe u tregon qytetarëve të Kosovës se po pret KFOR-in që të pastrojë rrëmujën që krijoi ai vetë, duke lënë në hije atë që është më e rëndësishme për Kosovën, mbyllja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Kryeministri sovranist i Vetëvendosjes jep ultimatum nga zyrat e ngrohta të qeverisë dhe nuk ka guxim ta kalojë Ibrin dhe t’u afrohet barrikadave. Albin Kurti është ai që dikur rrëzonte kamionë dhe përgjakej me policinë dhe sot nuk ka guxim t’i afrohet kamionëve të barrikadave dhe as të marrë megafonin dhe t’u drejtohet qytetarëve të tij serbë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar, Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …