Në një kumtesë të Lëvizjes për Bashkim thuhet se Situata në veri është mjaft e nderë dhe e mbarsur me rrezikun për përshkallëzim të paparashikueshëm. Qeveria e Kosovës që nga fillimi nuk është dashur të lejojë që të vijë situata deri këtu, por së paku tani duhet ta ketë parasysh se çdo përshkallëzim i saj mund të sjellë deri te rëndimi i mëtutjeshëm i situatës dhe deri te viktima të pafajshme e të panevojshme. Kryeministri Kurti, duke qenë kundër “shkëmbimit të territoreve” që do të duhej të realizohej duke respektuar vullnetin e qytetarëve të cilët jetojnë në vazhdimësi territoriale me shtetin amë, po del hapur kundër vetëvendosjes së kombeve dhe rrjedhimisht edhe kundër zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura në mes të Kosovës e Serbisë. Kjo politikë e tij mbart në vete rrezikun e përhershëm të një konflikti të armatosur, që nuk i duhet askujt. Për më tepër kjo politikë vazhdon të injorojë çështjen e Kosovës Lindore, e që e vendos vetë Kosovën në pozitë të pafavorshme dhe shqiptarët në Kosovën Lindore i lë nën mëshirën e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …