“Grupi i zjarrit” brenda BDI-së kërkon mobilizimin e anëtarësisë së këtij subjekti politik për të kërkuar llogaridhënie

“Grupi i zjarrit” brenda BDI-së kërkon mobilizimin e anëtarësisë së këtij subjekti politik për të kërkuar llogaridhënie

“Grupi i zjarrit” brenda BDI-së, në Maqedoni  kërkon mobilizimin e anëtarësisë së këtij subjekti politik për të kërkuar llogaridhënie nga ata që kanë marrë përgjegjësi në ekzekutiv, kështu deklaroi nënkryetari i kësaj partie.  deputeti, Izet Mexhiti. Ai ka saktësuar me këtë rast se pas kërkesës të para tre muajve filloi funksionimi institucional i organeve partiake, u hap diskutimi për llogaridhënie, por pas dy mbledhjeve u ndërpre puna në kryesi. Vërejtjet tona për mosrealizimin e premtimeve programore për zgjedhjet e vitit 2020 nuk u morën në shqyrtim dhe mbledhjet u mbyllën pa asnjë vendim. Prandaj ne vendosëm që t’i drejtohemi anëtarësisë, votuesve dhe opinionit publik për gjendjen në BDI.Vendimmarrja është bërë privilegj ekskluziv i një klani të ngushtë të Artan Grubit. Ne e kemi ngritur zërin për veprimet e Artan Grubit që janë në kundërshtim me qëndrimet e shumicës së anëtarëve të BDI-së, kjo ka sjellë te rënia  e përkrahësve të votuesve dhe ka prodhuar përçarje përbrenda strukturave partiake”, ka saktësuar Izet Mexhiti, deputet i BDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …