Serwer

Analisti dhe profesori i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, po përcjell me interesim zhvillimet në veriun e Kosovës

Janë bërë 12 ditë prej kur Serbia i ka bërë kërkesë misionit të NATO-s në Kosovë që t’i lejojë futjen e ushtarëve dhe policëve serbë në territorin e Kosovës. Akoma pa e dorëzuar zyrtarisht kërkesën, diplomati amerikan, Gabriel Escobar, kishte reaguar ashpër ndaj kësaj ideje, duke mos i dhënë asnjë mundësi tjetër pos refuzimit të saj. Daniel Serwer, nuk pret që KFOR-i t’i përgjigjet Serbisë në atë që ai e quan provokim, e jo pyetje. Dyshoj nëse ndonjëherë do t’i përgjigjen. Është një pyetje që është bërë në formë të provokimit, jo për të marrë përgjigje. Kur serbëve të veriut iu kërkua që të braktisin vendet e tyre të punës në institucionet publike, Kryeministri Kurti tha se presidenti serb, Aleksandër Vuciq, po provonte të destabilizonte situatën me këso metoda, për ta mbuluar refuzimin që ia ka bërë propozimit evropian, të njohur si plan franko-gjerman, për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Serwer thotë se në fakt nuk ka asgjë të fshehur këtu dhe se Serbia nuk do të që të ketë bisedime për normalizim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …