Albin Kurti

Albin Kurti kërcënon: Nuk do të bisedojmë dhe nuk do të bashkëpunojnë me kriminelët në veri, por do t’i arrestojmë ata

Kryeministri, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se autoritetet nga Kosova nuk do të bisedojnë dhe nuk  do të bashkëpunojnë me kriminelët në veri, por do t’i arrestojë ata. Gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë Kurti foli për barrikadat e ngritura në veriun e banuar me shumicë serbe, duke argumentuar se ato po cenojnë integritetin territorial të Kosovës. Fatkeqësisht këta kriminelë, të sanksionuar edhe nga Amerika  dhe Britania e Madhe, po mbështeten nga Qeveria e Serbisë me qëllim destabilizimin e rajonit, përveç cenimit të integritetit territorial të republikës sonë. Kurti me këtë rast iu referua nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksione nga Uashingtoni dhe Londra, dhe kërkohet nga policia për dyshimet se ka frikësuar dëshmitarët në rastin e njohur si Brezovica. Radoiçiq është në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar, ndërkaq është nën sanksione britanike për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …