Adem Jashari vetë, me familjen dhe bashkëluftëtarët e tij kanë derdhur gjak për çlirimin e Kosovës, por në vendin tonë ka familjarë shqipfolës që ua ndalojnë të vetëve ta vizitojnë Memorialin historik të kohës sonë, në Prekaz
Në fillim m’ u kishte dukur e pabesueshme, kur një i njohur imi më tregoi se NN ia ka ndaluar familjes së gjerë që të mos vizitojnë Kompleksin Memorial, Adem Jashari në Prekaz, por vetëm “vorrin” e Ibrahim Rugovës, në Velani.
Në dukje të parë, duket se kemi të bëjmë me një idiotizëm të një shëmtie partiake, të llojit të vet, por edhe me një urrejtje gjakatare, jo vetëm antikombëtare por edhe antinjerëzore.
Memorialin, Adem Jashari në Prekaz e kanë vizituar personalitete të njohura nga mbarë bota, burrështetas, intelektualë, në mesin e tyre edhe serbë e malazezë, si Jerem Berkoviq e të tjerë. Është e njohur fjalia e kryeadministratorit të parë të Kosovës, Bernard Kushner, i cili kishte shkruar në Librin e Përshtypjeve “se po të kishte çmim Nobel për familje qëndrese e sakrifice Familja Jashari do ta fitonte me meritë atë”.
Po ja që në Kosovë ka madje “intelektualë, krijues, natyrisht edhe trima të tillë”, të cilët jo vetëm që nuk shkojnë për homazhe apo në ndonjë vizitë të rëndomtë, në Prekaz dhe askund te varrezat e dëshmorëve, por ka të tillë që ua ndalojnë vajtjen në Prekaz edhe familjarëve, madje me kërcënim, deri edhe prindërve të vetë.
Episodi për të cilin po shkruaj i takon viteve të para të lirisë, pasi më vonë, për një kohë ndodhi ndryshe.
Mbase dikujt kjo i duket edhe normale, pasi nuk është e thënë që çdo familje shqiptare të shkojë për vizitë në Prekaz, por kur kryefamiljari merr qëndrim të tillë, kjo do të thotë se ai diferencohet, për diçka që e konsideron armiqësore, sepse pretendon të dallohet nga të tjerët, ndoshta edhe për shkak të faktit se edhe Ibrahim Rugova nuk kishte shkuar asnjëherë në Prekaz për ta vizituar Kompleksin edhe pse kishte jetuar shtatë vjet pas rënies së Adem Jasharit.
Dihet fakti se një bastard i njohur, një mercenar i gazetës ekspres, të Berat Buzhalës, akuzon Adem Jasharin përse nuk iu ka dorëzuar regjimit të Millosheviqit, por e “ka marrë në qafë krejt Familjen”. Mu për këtë ai e quan “vrasës dhe terrorist”. Ka të tjerë që komandantët e luftës së UÇK-së i quajnë kara-komandantë, por komandantët serbë të cilët kanë vrarë e masakruar dhjetëra mijëra shqiptarë nuk i quajnë crni-komandanti, sepse ata, sipas tyre i kanë kryer detyrat shtetërore, kështu menodn edhe Mehmet Kraja
Ka të tjerë nga gjirizi i ADN-së titiste rankoviçiste që Drenicën e quajnë “Kopsht të Madh Zoologjik”.
Ka madje edhe aktorë, si një Enver Petrovci që deklaron për mediet në Serbi, se shqiptarët në kohën e Thaçit po jetojnë me keq sesa kanë jetuar në kohën e Millosheviqit, madje ai merr edhe medaljen për mëritë jetësore nga Ministria e Kulturës e Qeverisë Kurti.
Ende ka shumë plehra dhe mbetje të tjera të së kaluarës gati 80-vjeçare të Kosovës nën Serbi, edhe pse ajo është dëbuar nga Kosova qysh në qershor të vitit 1999.
A e ka vizituar ndonjëherë Kompleksin Memorial, “Adem Jashari” në Prekaz, përfaqësuesi i ASHAK-it, Mehmet Kraja, i cili shkruan dhe boton pamflete të çoroditura politike kundër krerëve të luftës së UÇK-së, (në emër të Akademisë), madje duke i quajtur edhe tradhtarë, sipas mendësisë së tij titiste e rankoviçiste.
O tempora o mores, do të thoshte latini i moçëm.