leoni

Përurohet projekti i shenjëzimit  të shtigjeve të ecjes në malet e Jezercit, Nerodimes, Burrnikut dhe Pleshines

Rreth 60 kilometra shtigje të ecjes, do të jenë në shërbim të dashamireve të ecjes në natyrë. Ky projekt i cili u financua nga Komuna e Ferizajt dhe organizata Swiss Contact parasheh shenjëzimin dhe digjitalizimin e hartës së shtigjeve. Nënkryetari i Komunës se Ferizajt Lulzim Aliu, me rastin e përurimit është shprehur se ky projekt i cili më në fund po realizohet, ka qenë kërkesë e kamotshme e alpinisteve të komunës se Ferizajt. Shenjëzimi i shtigjeve do të sjelle grupe te ndryshme alpine nga vende të ndryshme duke zhvilluar turizmin malore në komunën e Ferizajt. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërgutit, qytetarët ferizajas së shpejti do të njoftohen edhe për mënyrën e shkarkimit të aplikacionit në telefonat e tyre me hartën digjitale te shtigjeve dhe do te kenë mundësi te ecin  pa pasur nevojë për ndonjë udhërrëfyes. Implementues i këtij projekti ishte Klubi Alpin Prishtina. Kryetari i saj Nazmi Hasanramaj tha se ky projekt është realizuar me standarde evropiane. Koordinatori i realizimit te këtij projekti, alpinisti Besnik Reka tha se ky projekt ishte ëndërr e kamotshme e alpinisteve,  por fale Kryetarit Agim Aliu dhe drejtorit Balton Derguti me ne fund ky projekt po behet realitet.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …