Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt të fundit për këtë vit

Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe ata të shoqërisë civile, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, e fundit për këtë vit, në të cilën janë diskutuar këto çështje:

– Propozim-vendim për miratim paraprak të vendimit mbi publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës  që planifikohen për t’iu dhënë në shfrytëzim personave fizik/juridik;

– Propozim-vendim për dhënien në diskutim publik të Draft-planit të mobilitetit urban;

– Propozim-vendim për themelimin e komisionit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave të komunës; dhe

– Propozim-kërkesë për përkrahje të Iniciativës Lulekuqja me katër petale që të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Pas diskutimeve në pikat e mësipërme dhe sqarimeve të nevojshme nga kryetari Nura dhe drejtorët komunalë, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës. Në fund të seancës, kryesuesja Spahiu ua ka uruar anëtarëve të Kuvendit festën e Vitit të Ri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …