Kuvendi Komunal i Rahovecit mbështetë unanimisht kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Kuvendi Komunal i Rahovecit mbështetë unanimisht kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Të nderuar qytetarë,

Siç është bërë publike, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” u është drejtuar institucioneve shtetërore të Kosovës me kërkesë që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë. Duke e analizuar arsyetimin që e shoqëron këtë kërkesë, Komuna e Rahovecit konsideron se katër petalet e lulëkuqes që pasqyrojnë katër format e akteve gjenocidare dhe figurat e burrave, grave, djemve dhe vajzave, në zemër të lulëkuqes, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive, që ishin viktima të këtij gjenocidi, simbolizon në mënyrë të denjë tragjedinë kombëtare që kemi përjetuar gjatë luftës së fundit. Prandaj, sot, Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit e përkrahën propozim-vendimin tim dhe përmbajtjen e kësaj logoje, si logo gjithëpërfshirëse e gjenocidit në Kosovë dhe e miratuan pa asnjë votë kundër, që të dalim sa më parë me këtë simbol si simbol të vetëm përkujtimor për gjenocidin në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …