Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur shqetësim nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës. Ajo tha se kriza është artificiale dhe se barrikadat nuk janë vendosur nga qytetarët, por bandat teksa bëri thirrje për dialog. Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar pas deklaratës nga ministrja shqiptare Xhaçka, duke thënë se barrikadat janë rezistencë paqësore ndaj terrorit ndaj serbëve prej regjimit kriminal të Albin Kurtit. Ministrja Xhaçka i është përgjigjur sërish homologut të saj serb duke thënë se nuk bien dakord me të teksa shton se barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore. Na vjen keq, nuk jemi dakord! Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore! Nëse do të ishte kështu, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit tonë për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive, kombeve. Nuk është një ide e mirë, fare, ka shkruar ministrja Xhaçka.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …