Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se cilido qoftë vendimi i popullit serb për barrikadat, do ta pranojë. Po ashtu, ai tha se deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim. Në Rashkë, ku do të bisedoj me serbët nga Kosova. Duke ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se tani është një ditë e mirë për Serbinë, se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve. Cilido qoftë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj, do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb, ka shkruar Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …