Hill dhe Vuçiq: Bisedimet e vetmja rrugë për të arritur marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë

Christopher Hill: I kuptoj frustrimet e serbëve nga Kosova, por është koha për të hequr barrikadat

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se i kupton frustrimet e serbëve nga Kosova, por se është koha për të hequr barrikadat. Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tha se ky është obligim i Prishtinës dhe se çështja nuk është nëse do të formohet apo jo, por si do të funksionojë dhe në çfarë mënyre do të zbatohet. Në fund të fundit, komuniteti serb ka qenë në Kosovë me shekuj dhe ata kanë të drejtë të dinë se çfarë ka të ardhmen e tyre. Dhe pikërisht për këtë bëhet fjalë, kur flasim për këtë dialog politik – të sigurohemi që komuniteti serb të jetojë në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe të ndihet mirë në shtëpitë e tyre. Hill  tha se sa i përket barrikadave, ato janë padyshim një problem. Shikuar nga këndvështrimi i komunitetit serb, kjo është një protestë për shumë prej tyre. Dua të them se e kuptuam pse e bënë këtë dhe i dëgjuam, por mendoj se ka ardhur koha që njerëzit që i vendosën ato barrikada t’i heqin. Shpresoj se ata do të jenë gati për t’i hequr ato barrikada sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ambasadori amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …