Protektoratit në kufi me Serbinë, veç KFOR-it i shtohet edhe EULEX- mision, të cilin e urrejnë me të drejtë shqiptarët

EULEX-i nuk ka mandat dhe as aftësi për të hequr fizikisht barrikadat në veri të Kosovës

Autoritete të Misionit të  Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë janë cituar të kenë  thënë se ata nuk kanë mandat dhe as aftësi operative për të hequr fizikisht barrikadat në veri të vendit. Megjithatë, EULEX-i tha se të gjitha barrikadat janë të paligjshme dhe se ato duhet të hiqen menjëherë, pasi se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë shqetësuese dhe e tensionuar. Ne dëshirojmë të ripërsërisim mesazhin e Përfaqësuesit të Lartë Borrell se barrikadat nuk janë të pranueshme dhe duhet të hiqen menjëherë. Në veri të Kosovës ka prani shqetësuese të individëve dhe grupeve të armatosura dhe të maskuara, dhe sipas tyre, kjo është e papranueshme. EULEX-i si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, më tej tha se tani është e rëndësishme që situata të shtendoset  menjëherë dhe palët të përmbahen nga veprimet provokuese.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …