Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Albin Kurti do të dëshironte që të ishte në opozitë, që të protestonte për zhvillimet në veri të vendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të dëshironte që të ishte në opozitë, në mënyrë që të protestonte për zhvillimet në veri të vendit. Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të hidhnin molotova duke e shkatërruar pronën publike. A ëndërrove Albin që je opozitë për të ndezë sot me protestë, dhe për ta mbushur  sheshin me pankarta ‘tradhtar’, ‘kriminelët në burg’, ‘Jo negociata, Vetëvendosje. Mundësisht, bashkë me Xhelalin, me molotovë për ta  shkatërruar  pronën publike e me gurë dhe duke e sulmuar policinë”. Po në realitet je kryeministër që nuk je në ngjarje çka po ndodh, anipse e mban Këshillin e Sigurisë Kombëtar, e vet i emëron drejtorin dhe inspektorin e AKI-së. Prapë viktimizohesh e vajton. Militantë, kthjelluni, tash duhet ta votoni  Albinin 80% që pasi do të kishte  mundësi krejt ndryshimet  t i bëjë në këtë vend, për t i sjellë barrikadat deri në Prishtinë”, ka shkruar deputetja  Ariana Shoshi, në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …