Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për zhvillimet e fundit në veriun e vendit, ka thënë se deklarata e përbashkët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian është udhërrëfyes, të cilin duhet ta ndjekë Kosova. Tani po bëhet edhe më e qartë se falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian është gjetur një zgjidhje për parandalimin e situatës shpërthyese në veri të Kosovës. Si gjithmonë deri tani, edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me Amerikën dhe BE nuk ka alternativë, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …