Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas heqjes së barrikadave ka reaguar me një postim të tij të shkurtë. Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, ka shkruar ai. Në një shkrim në llogarinë e tij, Edi Rama tha se fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë. Gjatë ditëve të tensionit, kryeministri, Edi Rama ishte treguar shumë i rezervuar dhe nuk mori qëndrim të prerë, madje as i dënoi veprimet e kryetarit të Serbisë, i cili ishte implikuar krejt hapur në anën e grupeve kriminale serb që barrikaduan Veriun e Kosovës. Vetëpërmbajtja e Edi Ramës, me qëllim për të mos prishur marrëdhëniet në “Ballkanin e hapur” i mbyllur me tri shtet është e papërgjegjshme, sepse një metër kub i sipërfaqes së Kosovës vlen më shumë Ballkani i tri shteteve, që edhe ashtu nuk ka jetë të gjatë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …