Dita e Veteranit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënohet më 30 dhjetor, për ta përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi përballja e familjes së Shaban, Hamzë dhe Adem Jashari kundër forcave policore e ushtarake serbe në Prekaz, dhe nga ajo ditë filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së. Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …