Kryetari Bahtiri falënderon qytetarët për maturinë e tyre të treguar

Kryetari i komunes së Mitrovicës, Agim Bahtiri, falënderon të gjithë qytetarët e Mitrovicës për durimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme që të ecim më tutje më proceset e rëndësishme të normalizimit të situatës aktuale politike.

Me theks të veçantë kryetari Bahtiri falënderon qytetarët për protestën e cila ishte simbolike në pjesëmarrje të qytetarisë aktive, dhe ai premton që do të jap angazhim maksimal që të zbatohet marrëveshja për rivitalizim të urës dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Unë jam duke punuar ditë e natë për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës dhe nuk do të lejoi që askush ta dëmtoi procesin e arritur duke krijuar destabilitet në Mitrovicë.

Prandaj qytetarë të nderuar ju falënderoi për përkrahjen dhe maturinë  tuaj të treguar vazhdimisht në rrugëtimin tonë të përbashkët, në krijimin e një Mitrovice ashtu siç i ka hije” shtoi kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …