Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Igor Novakoviq: Escobar ka premtuar se Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet me apo pa Qeverinë e Kosovës (!)

Drejtori i Qendrës së Beogradit për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri, Igor Novakoviç, ka deklaruar për Dojçe Vele se nuk është optimist sikurse  është ndërmjetësuesi evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet vitin e ardhshëm. Ai tha se ata kanë bërë një propozim franko-gjerman që u mor nga Bashkimi Evropian, por për të arritur diçka kërkohet një angazhim shumë më i madh i BE-së në terren. Për vite me radhë ata nuk e shihnin veten si një aktor kyç gjeopolitik, por një aktor që duhet të angazhohet, thotë ai. Analisti Novakoviq ka folur lidhur me deklaratën  e të dërguarit të posaçëm amerikan për dialog, Gabriel Escobar, i cili njoftoi se Uashingtoni zyrtar  do të marrë përsipër formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, me ose pa qeverinë e Kosovës. Escobar tha se ata planifikojnë të fillojnë bisedimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në prill dhe kjo tregon se afatet janë shumë fleksibël,” thotë Novakoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …