Partia Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar për në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë, duke kërkuar që ta bëjë interpretimin nëse ky ligj është në përputhje me Kushtetutën.Sipas PDK-së, ky ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe parimet evropiane për administratën publike. Ky ligj është dërguar në Kushtetuese nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe udhëheqësi i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …