leoni

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Adem Jashari- babai i lirisë!

Me rastin e ndërrim moteve 1990-1991, Adem Jashari rrethohet në orët e hershme të mëngjesit nga forcat e Milicisë Serbe. (Tani çdo personazh, që atë ditë ka qenë aty, dikush më herët e dikush më vonë, ngjarjen e rrëfen sipas këndvështrimit të vet, pra, sipas asaj që ai ka parë, për aq kohë sa ai ka qenë i pranishëm brenda rrethimit, apo e ka parë nga distanca, e ka parë duke ikur, apo si e ka dëgjuar nga të tjerët e kështu me radhë!).

Por ka edhe të tillë, që më shumë flasin në vetën e parë njëjës, unë isha… unë bëra… unë thash… unë vendosa… unë, dhe vetëm unë!… dhe pikërisht këta, nuk ishin fare aty, por diku pak më larg, dhe duke bërë sehir, apo që rrëfimet i kanë dëgjuar nga të tjerët- urtia popullore thotë së trimëria pas luftës dhe dituria pas kuvendit është e pa vlerë!
Megjithatë realiteti ishte ky:

Shkaku i gjithë asaj hallakatjeje të tmerruar të regjimit Serbo-Jugosllav, me ushtri e milici, ishte Ademi me Hamzën, Rifatin, bacë Shabanin dhe djemtë e devotshëm të atdheut. Kjo hallakatje e përcolli atë pushtet të dhunshëm e gjakatarë, deri në kapitullimin e tij të plotë. Serbia, theu qafën pikërisht në Prekaz në përballje të një pas njëshme me familjen e Komandantit Adem Jashari dhe me Ushtrinë tonë të lavdishme Çlirimtare të Kosovës, pra në Prekaz, aty ku edhe e nisi së pari! Komandanti Legjendar,  Adem Jashari, edhe për së vdekuri, kishte tmerruar atë regjim gjakatarë, e kishte vrarë moralisht, shpirtërisht, ushtarakisht dhe politikisht, prandaj mbarë shqiptarët dhe ndërkombëtarët e kanë për borxh moral, që në çdo përvjetor të përkulen para varrit të legjendarit ADEM, dhe lapidarit të UÇK-së, që shporren një pushtues gjakatarë- siç ishte Serbia!

Adem Jashari, botës liridashëse i dha shembullin më unikat të sakrificës së popujve që luftojnë për lirinë e vet!
Triumfi mbi diktatorët e vegjël dhe të mëdhenj, me gjithë makinerinë e tyre shtypëse, Ademin e vë në fronin e çlirimtarit të Ballkanit, dhe jo vetëm të shqiptarëve në Kosovë!
Pa dyshim se; edhe unë e rrëfej atë luftim, nga ajo që kam parë përgjatë asaj dite, duke qenë edhe vet prezent në rrethimin e asaj dite. Që nga mëngjesi i hershëm, jam i pari që jam takuar me Hamëz Jasharin, diku rreth orës 6 apo 6 e tridhjetë minuta! Rrethimi i familjes Jashari, ka ndodhur me 30 dhjetor 1991, që nga ora 5 e atij mëngjesi!, ku dëgjohej fare qartë zëri i komandës Serbe, përmes një megafoni që gumëzhinte e thoshte:

… “Hamza i Adem, predajte se, ako se ne predate za 5 minuta, podicicemo kucu u vazduh!”… që do të thotë:

… “Hamëz dhe Adem dorëzohuni, nëse nuk dorëzoheni për 5 minuta, do t’ua hedhim shtëpinë në ajër!”.

Ishte një rrethim i hekurt, por në saje të vigjilencës dhe vendosmërisë së burrave të Jasharajve, Ademit, bacë Shabanit, Hamzës dhe Rifatit të cilët shpërthyen rrethin, duke i lënë të plagosur disa nga milicët Serb. Bacë Shabani me familje kishin mbetur të barrikaduar në kullë e shtëpi.

Bashkëfshatarët u mobilizuan me atë armatim që kishin në posedim, dhe ajo ditë filloj me zjarrin e luftës dhe përfundoi me krenarin e fitores, ajo ditë dha shkëndijat e para së shqiptarët kishin gati pushkët e lirisë, që më pas kënduan aq bukur në duar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 Unë u takova së pari me Hamzën tek “Bunari i Tafës”, në fund të lagjes Brahaj, ku ishin të pranishëm Brahim e Enver Hajdari, Xhafer Haxha dhe disa të rinj tjerë. Hamza po dridhte një cigare nga kutia e duhanit të Brahim Jasharit, dhe tymin e nxirrte me furi nga hundët dhe goja, si dikur Gjergj Elez Alia!… Diku pas 20 minutash, unë dhe Hamza u takuam edhe me Ademin, Rifatin, Zymer e Naser Mehën, Xhavat e Ramadan Mehën, Halil Gani Mehën në pyllin përballë shtëpive të Jasharajve, në një vijë ajrore ndoshta jo më shumë së një kilometër. Më vonë erdhën dhjetëra shokë të tjerë si: Sami, Lushtaku, Nuredin Lushtaku, Jakup Nura, Sahit e Musë Jasharin, Zenun e Fadil Kodra, Vesel Selimi e dhjetëra tjerë, të cilët bënë rezistencë atë ditë rrethimi deri në orët e mbrëmjes. Rezistenca e asaj dite, u konkretizua me sinjalet e para se pushkët e lirisë ia lënë edhe pushtuesit serb, dhe kjo tanimë kishte ndodhur.

Adem Jashari me Hamzën, Rifatin dhe bacë Shabanin, pa dyshim edhe me bashkëluftëtarët e tij- bijtë më të mirë të popullit tonë, të cilët më vonë u radhitën në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndezën pushkët e lirisë kundër pushtuesit gjakatarë serb. Kjo ndodhi pikërisht me 30 dhjetor të vitit 1990.

Diku nga mesdita, mua më rekomandoi personalisht Hamëz Jashari, që të shkoj në Skenderaj për të pritur, sqaruar dhe lajmëruar opinionin mundësisht edhe ndonjë zyrë ndërkombëtare, për atë që po ndodhte në Prekaz.

Ne, u ndamë me marrëveshjen që të takohemi serish nga ora 16-të e mbrëmjes, pikërisht aty, në vend rrethim. Ajo ditë e rezistencës së pashoqe e të gjithë atyre luftëtarëve, përfundoi pa humbje në njerëz, pavarësisht zjarrit të plumbave që milicia serbe volli tërë atë ditë mbi luftëtarët e lirisë. Me gjithë arsenalin e tyre me autoblinda, tanke e armatim tjetër të rëndë. Nga ana jonë pati vetëm të plagosur, si Halil Gani Mehaj dhe më rëndë ishte plagosur dhe kapur nga policia serbe, Vesel Selimi nga Aqareva.

Forcat Serbe nga territori i Prekazit u tërhoqën me humbje dhe dështim të plotë, diku nga ora 16: 00 e mbrëmjes, sa po kishte filluar të binte muzgu. Atë moment të tërheqjes së tyre, unë dhe fqinji im, Jakup Hamiti, ishim mbi lagjen Dushkaj (në vijë ajrore diku rreth 500 metra), duke u kthyer nga Skenderaj dhe nga aty ne i numëruam një nga një:

Ishin gjithsej 16 autoblinda, 4 tanke si dhe mjete tjera përcjellëse me alarme vezulluese dhe alarme burish, si dhe të shtëna të herë pas hershme gjatë tërheqjes së tyre nga vend rrethimi, drejt lagjes së Jasharajve në drejtim të Skenderajt, në vazhdim drejt Mitrovicës. Në Skenderaj kam shkuar me kërkesën e Hamzës. Atje takova kryesine e LDK-së të asaj kohe, prirë nga Idriz Rrecaj dhe anëtarë tjerë. Më vonë (diku nga ora 14:00- 14 e 30), arritën nga Prishtina Fehmi Agani, Zenun Çelaj, Anton Kola dhe shoferi i tyre. Nga ky takim, unë u zhgënjeva për faktin së prisja më shumë nga ata. Jo, ata në një farë mënyre, kërcënuan kryesinë e LDK-së së Skenderajt dhe kryetarin e saj!, duke i thënë decidivisht se:

Keni për ta parë ju mirë vetëm sa të kalojë kjo, si guxoni të lejoni që njerëzit të ngrehin armët kundër milicisë serbe!” … këtë e tha me gojën e tij, Anton Kola!

Më herët në Skenderaj, kishte qenë edhe Veton Surroi e Zekeria Cana, të cilët kishin shkuar drejt e në stacionin e policisë Serbe të Skenderajt për të marrë leje tek Komandanti Ilia, që të lejoheshin për të shkuar tek Jasharajt në Prekaz, njëjtë vepruan edhe këta të dytët, të prirë nga Fehmi Agani dhe Anton Kola, drejt e tek Ilia!…

Nga Skenderaj u ktheva diku rreth orën 16: 00, sa kishte filluar të errësohej, dhe sa kishin filluar të tërhiqeshin tanket dhe autoblindat Serbe. Diku nga ora 19: 00 e po asaj mbrëmje, unë dhe Xhafer Haxha nga Brahajt e Prekazit, kemi shkuar tek lagja Mehaj për t’i takuar Jasharajt dhe luftëtarët tjerë. Sipas informatave që na i dha nëna e Gani Mehajt, Luftëtarët e lirisë (në krye me Ademin), kishin shpëtuar pa lëndime, pa dëmtime në njerëz, pastaj diku rreth orës 17:00- 18:00, ata kishin kaluar në fshatin Polac në konakun e Gani Kocit, më vonë për në Negroc te Jakup Krasniqi, më pastaj tek Shaban Shala, tek Elmi Zeka e kështu me radhë.

30.12.2022
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …