Kuvendi i Komunës së Malishevës e miratoj unanimisht Lulëkuqen me katër petale,”Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”. Lulëkuqja me katër petale, që sipas ideatorëve simbolizojnë katër format e veprimeve gjenocidale të shtetit serb ndaj shqiptarëve, e që janë vrasjet, dhunimet, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore e cila shpreh identitetin tonë etnik, është shenja më adekuate për ta kthyer në simbol përkujtimi. Këtë kërkesë të qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” e mbështeti edhe KK i Malishevës. Gjatë kësaj seance u diskutuan dhe u miratuan të gjitha këto pikat.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së nëntë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës.
-
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Integritetit për vitin 2022.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për Shërbime Publike.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komitetit për Komunitete.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës ë Kuvendit për vitin 2023
-
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.06.300 datë: 07.12.2022 e parashtruar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për miratimin e listës së pronave të paluajtshme të komunës.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/1742 datë:11.10.2022 e parashtruar nga Bashkësia Islame në Malishevë, për vazhdimin dhe plotësimin e kontratës për shërbime të varrimit
-
Shfuqizimi i vendimit 02/222 datë 05.05.2022 për miratimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve dhe granteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesëm, sipas kërkesës së MAPL-së nr.453-399/1 datë:11.05.2022.
-
Shfuqizimi vendimit nr.02/319,datë:30.06.2022 për ndarjen e mjeteve financiare për klubin e futbollit FC “ Malisheva” në Malishevë, sipas kërkesës së MAPL-së nr.020-607/1 datë:12.07.2022.
-
Shfuqizimi i Vendimit nr.02/499, dt.23.10.2022, sipas kerkeses së MAPL-së nr.020-945/6 datë:02.11.2022.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02./598 datë: 01.12.2022.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02.629datë:19.12.2022.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/594 datë: 29.11.2022
-
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/602 datë: 01.12.2022.