Në fund të këtij viti, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizoi ceremoninë e zgjedhjes së laureatëve të sportit për vitin 2022 në komunën e Rahovecit. Sportistët që spikatën me rezultate të lakmueshme gjatë këtij viti, ishin:
– Sportistja me perspektivë – Elma Sharku;
– Sportisti me perspektivë – Sinan Kadiri;
– Klubi i vitit 2022 – KH “Rahoveci”;
– Trajneri i vitit 2022 – Xhafer Bytyqi;
– Gjyqtari i vitit 2022 – Taulant Haxhimustafa;
– Punëtori sportiv i vitit – Burim Dula
– Veteran aktiv i sportit, gjatë vitit 2022 – Bekim Cena;
– Veteran sportiv i vitit 2022 – Sadedin Cena; dhe,
– Sportisti i vitit 2022 u zgjodh– Kenan Haxhihamza
Përkrahja e komunës së rahovecit për sportin dhe për të gjitha disiplinat sportive do të jetë e vazhdueshme. Urime dhe suksese edhe më të mëdha në vitin 2023, të dashur sportistë dhe sportdashës!