Deputeti që hyri në Kuvendin e Shqipërisë nën siglën e LSI-së, Agron Çela iu ka bashkuar Partisë Socialiste të Edi Ramës

Deputeti që hyri në Kuvendin e Shqipërisë nën siglën e LSI-së, Agron Çela iu ka bashkuar Partisë Socialiste të Edi Ramës

Deputeti që u fut në Kuvendin e Shqipërisë  nën siglën e LSI-së, Agron Çela i është bashkuar Partisë Socialiste të Edi Ramës. Agron Çela ka pozuar me drejtuesen e PS-së për Qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali dhe deputetin Benet Beci, i cili flitet se do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës. Por, duket se Çela nuk është “rrjedhja” e vetme nga LSI-ja e Shkodrës, pasi në foto shihet edhe Edmond Ndou, i cili i është bashkuar Partisë Socialiste  pasi ka qenë kreu i degës së Partisë së Lirisë në Shkodër. Burime të lajmeve bëjnë me dije se pak ditë më parë, Çela ka patur një takim me kryeministrin Edi Rama, ku kanë arritur një marrëveshje të përbashkët duke bërë që deputeti i LSI-së, sot Partia e Lirisë, të kalojë në radhët e Partisë Socialiste. Agron Çela ka dy mandate në Parlamentin e Shqipërisë nën siglën e LSI por tashmë ka vendosur që t’i bashkohet kampit të majtë. Mësohet se ai ka pasur shumë pakënaqësi tek LSI-së në lidhje me djegien e mandateve apo koalicionin me PD-në. Agron Çela do të japë kontributin e tij për Partinë Socialiste që në zgjedhjet vendore të 14 Majit, teksa LSI-së (Partia e Lirisë) mbetet tashmë vetëm me 3 deputetë në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …